Rusia reagon për taksat ndaj mallrave serbë dhe aksionin e policisë në veri

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas aksionit të policisë së Kosovës në veri për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ne reagim kundërshtohet edhe taksa prej 100 për qind për mallrat me origjinë serbe dhe boshnjake.

“Është e qartë se Prishtina vazhdon politikën e pastrimit etnik dhe propagandën për ‘luftë komerciale’ në Ballkan”, thuhet në deklaratë. Për veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës, Kremlini ka kritikuar edhe BE’në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘Bashkimi Europian dhe SHBA’të të cilët kanë përkrahur shqiptarët e Kosovës me vite, ose po e përkrahin ose nuk po mund t’i ndalin këto veprime’, shtohet tutje. Mëngjesin e sotëm janë arrestuar në veri të Mitrovicës, katër të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviç sipas Policisë së Kosovës është i dyshuar edhe Milan Radoiçiç, i cili sot edhe pas bastisjes së shtëpisë së tij nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale nuk është arrestuar.

SHKARKO APP