Sa raste aktive me Covid-19 janë në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Numri total i rasteve pozitive është 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 381 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?