Salvini urdhëron dëbimin e shqiptarit: I rrezikshëm

Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë, ka firmosur dëbimin e një shqiptari nga Kosova, duke u shprehur se ai ishte një person i rrezikshëm.

Lajmi për dëbimin e shqiptarit është publikuar nga vet ministri italian përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

I dëbuari është identifikuar me inicialet M.M. 43-vjeç, ai akuzohet si pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit”, shkruan ministri në Facebook, duke shtuar “Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron te na sjelle luftë në shtëpi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?