Schulz në Beograd : Hapja e negociatave nuk varet vetëm nga marrëveshja me Prishtinën
Kryetari i Parlamentit Europian, pas takimit me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Beograd, ka deklaruar se hapja e negociatave të para negociuese, BE-Serbi varet nga shumë gjëra, jo vetëm nga nënshkrimi i marrëveshjes me Prishtinën, por “ai është element i rëndësishëm».
"Nuk mund t’i reduktojmë marrëdhëniet tona vetëm në një pikë, por nëse çdo gjë shkon ashtu si duhet, mund të supozoj se deri në fund të vitit është e mundshme hapja e kapitujve", ka thënë Sculz.
Ai i ka dhënë mirënjohje kryeministrit të Serbisë në hapat që ai ka marrë për arritjen e stabilitetit në rajon.
"Vizita e tij në Kroaci, Tiranë, raportet me Kosovën, pritja e Edi Ramës në Beograd…të gjitha këto janë hapa të jashtëzakonshëm trimërie, të rolit konstruktiv të Serbisë në rajon", ka thënë Schulz .
Kryeministri I Serbisë Aleksandar Vuçiç, pas takimit me kryetarin e Parlamentit Europian Martin Schulz, ka thënë se shpreson se kapitujt për negociata me BE-në do të fillojnë në tetor.
Ai ka theksuar, transmeton Koha.net duke iu referuar B92, se shumë më shumë sesa për hapjen e kapitujve eshte i shqetesuar për çështjen e stabilitetit në rajon, duke shtuar se nga Schulz ka kërkuar përkrahjen dhe ndihmën e Bashkimit Europian për stabilizimin e rrethanave në Ballkan.