Seanca konstituive – Kadri Veseli rikonfirmohet si kryetar i Kuvendit të Kosovës
Kadri Veseli do të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Votimi i tij u bë në senacën e pasdites së sotme me vota 62 pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim. Të pranishëm në seancë ishin 114.
Bashkë me kryetarin, deputetët kanë votuar edhe pesë nënkryetarët e rinj, të cilët përbëjnë kryesinë e re të Kuvendit.
Nga momenti i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.
Tani, bazuar Kushtetutën e Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat që të nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re. Pritet që ai të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas procedurave, Haradinaj duhet të merr bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.
Pas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mund të ndodhë që nga sot pasdite apo edhe brenda periudhës kohore prej 15 ditëve.