Seanca në Hagë, Rexhep Selimi: Luftën për liri e nisëm me Adem Jasharin, e përfunduam me Clark e NATO-n

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi po bën paraqitjen e parë pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat i kanë konfirmuar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“E konfirmoj se e kam marr aktakuzën në gjuhën shqip,  një aktakuzë e redaktuar siç edhe jeni ju në dijeni”, tha Selimi.

Selimi është pyetur nëse i kupton akuzat të cilat i janë paraqitur sot nga administrate e gjykatës.

“E di që  ndoshta këtu nuk është moment e as vendi që të flas për legjitimitetin e kësaj gjykate, duke e ditur se këtë gjykatë e ka themeluar Kuvendi i Kosovës. Dua të theksoj se unë si deputet I atij kuvendi e pata kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate jo si shprehje kundër drejtësisë, por përkundrazi donim që drejtësia të bëhej nga institucionet e Kosovës në Kosovë. Më lejoni t’u kujtoj se pasi që Kosova shpalli pavarësinë Serbia e pati paditur në Gjykatën Ndërkombëtarë lidhur me pretendimet për shpalljen e pavarësisë vendimi i asaj gjykate ishte në favor të Kosovës dhe i dha legjitimet pavarësisë së Kosovës. Vetëm pak muaj më vonë, Serbia përmes senatorit Dick Marty nxorën një raport si kundërpeshë ndaj vendimi të kësaj gjykate dhe ndaj pavarësisë së legjitimuar të Kosovës, prandaj mendoj se s’duhet të ngrihej një gjykatë me synime anti-shqiptare dhe anti-Kosovë.

 

 

Kjo gjykatë është një fakt dhe këtu s’jam si deputet që e kam kundërshtuar, por jam si luftëtarë i UCK-së dhe një nga themeluesit e saj, përballë një aktakuze të ngritur nga prokuroria dhe të konfirmuar nga ju, I vetëdijshëm për rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj çështje. Rolet këtu i keni të ndara, jemi palë të ndryshme, por ju lutem më bëni të besoj se poashtu qëllimi i të gjithë neve do të jetë drejtësia, mbi të gjitha e vërteta. E pash aktakuzën e ngritur nga ana e prokurorisë, ishte një aktakuzë e rëndë, voluminoze e mbi të gjitha shumë e padrejtë, e pasaktë e padrejtë ndaj meje, por edhe ndaj luftës së popullit dhe shtetit prej nga vi unë. Ky proces do të dëshmojë se ne ishim një popull i shtypur që luftuam për liri, luftë e drejtë e çlirimtare, me qëllime të drejta e fisnike, bëmë një luftë të pastër e të drejtë dhe e tillë do të jetë edhe pas këtij procesi. Secili që ka dyshime do të bindet se as unë e as UCK, s’kemi të bëjmë asgjë me krime e as me ndërmarrje të përbashkët kriminale sic cilësohemi padrejtësisht në këtë aktakuzë. Po unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore, kundër asaj që i solli vec të këqija vendit. Vrasje, dëbime, dhunë, shfarosje e spastrim etnik e gjenocid ka bërë Serbia në Kosovë. Prandaj unë e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar, unë jam vec një clirimtar. Që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me Gjeneralin Clark e NATO-n. Sot e kam për detyrë e nder të jem në anën e UÇK-së dhe të aleatëve të kësaj ushtrie, kjo më takon ta bëj dhe do ta bëj. Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta duhet të jenë mbi të gjithë neve ktu, edhe të prokurorisë. E juaja është e do të jetë qëllimi im parësor në këtë proces gjyqësorë”- tha Selimi para Gjykatës në Hagë.

Selimi, i cili në kohë ne luftës ka udhëhequr Drejtorinë e Operacioneve, ka udhëtuar për në Hagë më 5 nëntor 2020.

Një ditë më vonë hetuesit e Speciales në bashkëpunim me EULEX-in bastisën shtëpinë e tij në Prishtinë.
Rexhep Selimi ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës në katër legjislatura dhe në mandate ne fundit mbante postin e shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

SHKARKO APP