Sekretari amerikan i Shtetit letër Vuçiçit: Realizoni njohjen reciproke me Kosovën
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në të cilën ka shkruajtur me dorë një mesazh të vecantë nën pjesën zyrtare të letrës. Pjesa më e rëndësishme e letrës ishte kur Sekretari amerikan i shtetit i kërkon Vuçiçit njohjen reciproke me Kosovën.
“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiqit.
“Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken me stilolaps në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe me të cilën ai e falenderoi Vuçiç për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit.
Vuçiç e zbuloi një ditë më parë faktin se kishte marrë një letër nga sekretari amerikan i shtetit, duke vlerësuar se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera, për të cilat ai falënderoi Blinkenin.
Në reagimin e tij përsa i përket lerës së dërguar nga sekretari amerikan i shtetit, Vuçiç ka përmendur vetëm përmbajtjen tjetër të letrës duke mos u fokusuar aspak në atë cfarë sekretari amerikan i shtetit i ka shkruar për njohjen reciproke me Kosovën.
“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiç.