Sekretari amerikan takoi Thaçin, kërkon heqjen e tarifës ndaj Serbisë
Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për ta forcuar të ardhmen prosperuese, duke avancuar drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. Pompeo në një postim në Twitter tha se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën.
”I kënaqur që u takova me presidentin sot në Washington. SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën dhe përpjekjet për të forcuar të ardhmen prosperuese të Kosovës, duke avancuar drejt normalizimit me Serbinë”.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, në një postim në Twitter tha se sekretari Pompeo gjatë takimit në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.
Sipas njoftimit për media, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentumin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.
Pleased to meet with President @HashimThaciRKS today in Washington. The U.S. will continue to support #Kosovo and efforts to strengthen Kosovo's future prosperity by advancing normalization with #Serbia. pic.twitter.com/v4DQ7XUuy8
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) February 26, 2020