Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton nesër Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë KFOR-in të premte, më 23 janar, 2015.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo.

Ai do të takohet edhe me trupat e KFOR-it dhe përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm pritet të ketë takime me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, Branimir Stojanoviq dhe Haki Demollin.

SHKARKO APP