Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s javën e ardhshme viziton Kosovën

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO’s, pritet të vizitojë Kosovën më 3 shkurt. Do të ketë takime me Presidentin dhe Kryeministrin dhe si do të vizitojë trupat e KFOR’it.

Kjo vizitë e Stoltenberg vjen pas tensioneve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Javën e ardhshme për vizitë në Kosovë do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg.

Burime diplomatike i kanë thënë Gazetës Express se vizita e Stoltennberg do të jetë më 3 shkurt dhe vjen pas tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai pritet t’i takojë Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Isa Mustafa dhe trupat e KFOR’it.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë acaruar kohëve të fundit pasi një tren serb dështoi të futej në Veri të Mitrovicës. Treni ishte nisur nga Beogradi dhe kishte mbishkrime nacionaliste si “Kosova është Serbi”.

Me këtë rast, NATO ishte deklaruar se do të intervenonte pas Policisë së Kosovës dhe EULEX’i, me kusht që një gjë e tillë të kërkohej prej saj.

SHKARKO APP