Sekretari Kerry pritet nga Isa Mustafa në aeroport [FOTO]

 

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry sapo ka arritur në Kosovë.

Me të arritur, Kerryn e ka pritur Kryeministri Isa Mustafa, ku ka biseduar disa çaste me të dhe pasta kanë parakaluar para gardës së FSK’së.

Pas aterrimit në Aeroportin e Prishtinës, Kerry ka nisur takimin me Kryeministrin Isa Mustafa dhe dy Zëvendësit e tij, Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanovic.

Dikur rreth orës 16:00 ai pritet të dalë para mediave.Kerry do të takohet edhe me të rinjtë e Kosovës që kanë marrë pjesë në programet arsimore dhe këmbimore amerikane.

Kjo është vizita e parë e Kerryt në Ballkan si sekretar shteti.

SHKARKO APP