Senatori Amerikan: Kosovarët na falënderojnë që jemi atje
Senatori amerikan, James Lankford është kthyer në SHBA pas udhëheqjes së disa vizitave të një delegacioni kongresional në Turqi, Kosovë dhe Korenë Jugore, transmeton Klan Kosova.
Lankford i shoqëruar nga kongresmenët Steve Russell dhe Markwayne Mullin, vizituan trupat nga Garda Kombëtare e Oklahomas të vendosur në Kosove, si dhe janë takuar me liderët dhe ushtarakët nga Turqia dhe Korea Jugore, për të diskutuar sigurinë regjionale, duke përfshirë edhe luftën kundër ISIS.
“Ishte një nder të vizitoja trupat e Gardës Kombëtare të Oklahomas në Kosovë, të cilët janë në mbrojtje të lirisë përtej oqeanit. Kosovarët janë falënderues për prezencën tonë aty, si dhe mbrojtjen tonë për shtetin e ri dhe lirinë aty” ka thënë Lankford.