Senatori John McCain sot në Kosovë, nesër në Tiranë – Publikohet axhenda e takimeve
Senatori amerikan, John McCain mbërrin sot në Prishtinë ku do të mbajë një fjalim në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që zhvillon edhe takime me autoritetet e larta të shtetit. E vetmja pikë e axhendës së seancës solemne është: Adresimi i Senatorit amerikan, John McCain, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës nis në orën 14:30.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur vizitën e John McCain Senatorit Amerikan njëherësh Drejtuesi i Komitetit në Senat për Forcat e Armatosura, duke e vlerësuar si një mik të madh të Kosovës. “Duke i dëshiruar mirëseardhje mikut të madh të Kosovës nesër në Prishtinë”, ka shkruar Delawie në Twiter.
Vizita në Tiranë
Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri, Xhon McCein t’u drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.
Turi i tij ballkanik ka në qendër bashkëpunimin për çështjet e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit ndërkohë qe ne Shqiperi vemenbdje pritet te mare edhe protesta e opozitës .
Për këto tema, kreu i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura ka biseduar të hënën në Beograd me Presidentin Aleksandër Vuçiç.