Serbët akuza Ramës: Bashkë me Blair blenë lirinë e Haradinaj

Gazeta serbe “Kurir” me anë të një shkrimi të botuar sot duket se i ka gjetur “fajtorët” për lirimin e kreut të AAK-ës, Ramush Haradinaj nga gjykata e Colmarit në Francë.

“Kurir” thotë se për të mos ekstraduar Haradinajn në Serbi është futur në lojë Cherie Blair, bashkëshortja e Tony Blair, me bekimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas “Kurir”, ekipi ligjor Matrix, i udhëhequr nga Cherie Booth (Cherie Blair), ishte ai që bëri të mundur që Haradinaj të merrte vendim të favorshëm për të nga gjykata franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Cherie Booth, gruaja e Tony Blair, mori të paktën 360.000 euro për përfunduar me sukses procesin ndaj Ramush Haradinaj, dujke penguar ekstradimin e tij në Serbi”,- nis shkrimin “Kurir”.kurir

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ish-komandanti i UÇK-së dhe këtë herë u mbështet tek ekipi ligjor Matrix, e Cherie Booth, i cila e ka përfaqësuar edhe gjatë gjyqit të tij në Hagë, në 2012, ku gjithashtu u la i lirë”,- theksohet në shkrim.

Gazeta serbe shkon edhe më tutje, duke thënë se paratë për këtë shërbim, që janë gati gjysmë milioni euro, i kishte siguruar kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Në këtë përpjekje është përfshirë edhe Edi Rama, i cili ka lidhje me Tony Blair dhe kompaninë e gruas së tij. Paratë për studion e shtrenjtë avokatore i ka siguruar mafia shqiptare me duar të përgjakura të Haradinajt, Thaçit dhe kriminelëve të tjerë që mbajnë tashmë kostume zyrtari”,- i ka thënë një burim Kuririt.

Më tej shkrimi i refrehohet analistit politik Dragomir Anđelkoviq, i cili ka deklaruar se “nuk ka asnjë dyshim që Haradinajn e liruan paratë e mafias shqiptare”.

Gazeta ka sqaruar edhe lidhjen e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, gruas së tij dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Sipas “Kurir”, ndërsa Tony është këshilltar i Ramës dhe në gusht të 2016-ës e ka vizituar atë në rezidencën ku pushonte edhe gruaja e tij ka kryer disa shërbime juridike, siç është zgjidhja e mosmarrëveshjes tregtare mes Shqipërisë dhe një konsorciumi amerikan-shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?