Serbët arrijnë të vendosin shtatoren e Car Llazarit në Mitrovicë

Shtatorja e Car Llazarit, e vendosur mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës, pritet të shpaloset nesër (28 qershor), me rastin e ditës së “Vidovdan”-it.

Për vendosjen e kësaj shtatore kanë raportuar edhe mediet beogradase.

Gazeta “Blic.rs”, në një shkrim të sajin, tregon detaje për monumentin të cilët serbët e konsiderojnë legjendë të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre, Cari do të jetë i gjatë 8 metra ndërsa do të peshojë 7.5 ton. Kurse, vendimin për ta vendosur atë në qendër të veriut të Mitrovicës është marrë nga këshilltarët komunalë të kësaj komune.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pamja e tij është dizajnuar me një shpatë në dorë, ndërsa në tjetrën duke treguar gishtin në drejtim të Gazimestanit”, shkruan kjo gazetë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?