Serbët e kërkuar për krime në Kosovë

Mira Markoviç, vejusha e kryekriminelit serb, Slobodan Milosehvic, duket se nuk është femra e vetme që kërkohet nga Interpoli për kriminalitet.

Interpol, siç është njoftuar ditë më parë, ka vënë në listë kërkimi një deputet të parlamentit serb dhe 17 persona të tjerë, në mesin e tyre edhe nje femër serbe, të cilët kërkohen për krime të kryera gjatë luftës kudër popullatës civile në Kosovë në prillin e vitit 1999.

Ne mesin e ketij grupacioni serbë që bënë krime në Kosovë që në udhëheqje kishin deputetin serb (i afërt me Nikoliçin) gjendet edhe një grua me emrin Stanika Prashceviç, e vetmja femër në listën e Interpolit për krime të luftës të kryera në Gjakovë, e cila njëkohesisht ishte edhe gruaja e një polici, njofton Presheva Jonë.

Në listën e Interpolit për krime të dyshuara të luftës kundër civilëve në Gjakovë janë:

Momir Stojanovic, Nikola Miçunoviç, Mike Popoviç, Dragan dhe Aleksandar Pekovic (babai me te birin), Zoran Mirkoviq, Lazar Draskovic, Momçillo Stojiqit, Sreten Camovic, Zivko Vuksanovic, Miras-Gego Stojanoviq (eshte arrestua kohët e fundit), Predrag Stojanovic, Muharrem Ibaj, vëllezërit Miladin, Momçillo dhe Milutin Novakovic, Dimitrije Rašovic dhe Stanika Prashcevic.

SHKARKO APP