Serbët: Filmi “Shok”, provokim
Me filmin kosovar “Shok”, i cili është nominuar për çmimin prestigjioz Oscar si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër, po merren edhe mediat serbe.
Blic-i serb shkruan se përvoja e producentit të filmit , i cili në kohën sa ishte nxënës ishte rrahur nga polici serb, tani është shndërruar në film, në të cilin përmendet edhe Arkani, transmeton Klan Kosova.
Filmi “Shok” është bërë me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, kurse producent të filmit janë Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.
Kjo gazetë këtë projekt filmik e quan propagandistik dhe e ka akuzuar britanikun Jamie se në mënyrë të qartë është duke e mbajtur anën rreth ngjarjeve të luftës, dhe se e ka idealizuar gjendjen momentale në Kosovë.
Në “Shok” luajnë aktorët kosovarë: Fisnik Ademi, Aurita Agushi, Andi Bajgora, Eni Cani, Eshref Durmishi, Xhevdet Jashari, Astrit Kabashi, etj.