Serbët kërkojnë arrestimin e Hashim Thaçit

 

Opinioni në Serbi është tronditur nga lajmi se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit.

Vizita e mundshme e Thaçit në kryeqytetin serb vjen pas vizitës zyrtare të homologut të tij, Ivica Daçiq, në Prishtinë në konferencën “Western Balkans’ 6”, ku morën pjesë ministrat e jashtëm dhe të transportit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediet dhe qytetarët serbë kanë reaguar ashpër dhe me mosbesim total ndaj këtij lajmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në portalin e mediumit të njohur beogradas, “B92”, tashmë dhjetëra qytetarë serbë kanë dërguar komente ku kërkojnë arrestimin e ish-liderit politik të UÇK-së, për të cilin shteti serb kishte lëshuar fletëarrest në vitin 1999.

“Ja rasti për ta arrestuar atë në bazë të fletëarrestit”, “A është kjo e mundur!? Kjo Qeveri e ka humbur kompasin tërësisht”, “Ja edhe rasti ideal që krimineli i luftës Hashim Thaçi, i njohur si komandant 'Gjarpri' të arrestohet dhe të sillet para drejtësisë”, “Ky do të ishte poshtërimi më i madh që mund t’i bëjmë vetes”, “Ky është përfundimisht fundi i Serbisë”, “Nëse kjo është e vërtetë, kam vetëm një pyetje: A jeni ju normal? Dërgojeni edhe në Skadarli për ta shijuar muzikën e gjallë”.

Këto ishim vetëm disa nga reagimet e egra nga opinion serb ndaj vizitës së mundshme të zëvendëskryeministrit Thaçi në Beograd.

Analistët vlerësojnë se kjo vizitë do të mund të ndihmonte dialogun dhe shtensionimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?