Serbët, muze me armët e UÇK (FOTO)
Kosova E Enjte, 8 Prill 2021 04:03
Në Kalanë e Beogradit është një muze ushtarak, ku janë ekspozuar eksponate rreth historisë ushtarake serbe nga kohët mesjetare të partizanëve, deri te luftërat e fundit në ish-Jugosllavi.
Pjesë e muzeut është edhe Lufta e Kosovës, ku shihen disa pushkë dhe një uniformë e UÇK-së.
Në këtë muze është një pjesë e bombarduesve të NATO-s, kundër Serbisë të vitit 1999, shihet edhe një uniformë e pilotit dhe disa bazuka.