Serbët protestojnë në Beograd kundër NATO-s
Radikalët serbë në Beograd kanë protestuar ditën e sotme kundër NATO-s, në lidhje me 17-vjetorin e bombardimeve në Jugosllavi. Por me pankarta ata dolën kundër vendimit të gjykatës së OKB dënimin e Radovan Karaxhiç me 40 vjet burg, për gjenocidin dhe krime të luftës.
Protesta u organizua nga Partia Radikale Serbe, e cila kryesohet nga Vojisllav Sheshelj – i cili ka qenë si zëvendës kryeministër i Serbisë në vitet 1998 dhe 2000. Demonstruesit mbanin parulla duke thënë se “NATO ka hedhur më shumë bomba në Serbi se sa të gjithë terroristët në botë”.
“Ata po na bombardojnë si në vitin 1999, siç na vranë fëmijët tanë, ata kriminelë nga NATO-ja sot kanë marrë të drejtën për të votuar në parlament e për të ecur lirshëm nëpër Serbi”, tha Seselj në fjalimin e tij drejtuar turmës.
Protestuesit kritikuan ashpër vendimin e së enjtes dhënë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e cila e dënoi Karaxhiçin me 40 vjet burg. Ish Presidenti u shpall fajtor për 10 akuza nga të 11 të cilat rëndonin mbi të. Disa nga protestuesit mbanin portrete të Karaxhiçit. Për ta ai u dënua ndonëse ishte i pafajshëm dhe për shkak se ai është serb. “Vendimi për Radovan Karaxhiç është një vendim mbi të gjithë njerëzit e Serbisë, historisë dhe kombit”, shtoi Seselj.
Burimi:In Serbia/R.SH