Serbët që votuan Thaçin: E duam s’e duam, ai na duhet

Deputetët e Listës Serbe qëndruan në votimin për presidentin e Kosovës pasi në këtë mënyrë ata kanë mbrojtur popullin e tyre. Kështu është shprehur Slavko Simiç, kryetari i kësaj force politike në Kosovë.

“Na pëlqen ose jo, Hashim Thaçi, për fat të keq, përfaqëson shumicën e shqiptarëve në Kosovë dhe është në krye të partisë politike më të fuqishme në Kosovë, ndërsa në jetën politike vjen që nga ardhja e bashkësisë ndërkombëtare. Pra, me vetë pjesëmarrjen në zgjedhjet e Kosovës, jemi të vetëdijshëm se duhet të bashkëpunojmë, por ne thjesht kemi qenë të ballafaquar me dilemën merre ose lëre. Megjithatë, kemi konsideruar se me pjesëmarrje në politikë mund të kontribuojmë në përmirësimin e jetës dhe mbetjes së serbëve në Kosovë dhe shpresojmë në kthimin e të shpërngulurve”, ponon ai.

Kurse lidhur me listën e kërkesave bërë Thaçit për pjesëmarrje në mbledhjen në të cilën është votuar president, Simiç ka thënë:

“Është e njohur se populli ynë në Kosovë është ballafaquar me shumë probleme, përkatësisht me problemet themelore si siguria, uzurpimi i pasurisë, privatizimi ilegal. Të mos kujtojmë as marrëveshjen me partitë politike shqiptare, siç është formimi i AKS-së që nuk është përmbushur. Për këtë do të vazhdojmë së insistuari për përmbushjen e kushteve që ndihmojnë përmirësimin e jetës së popullit tonë në krahinë, në mënyrë që serbët vërtet të funksionojnë papengueshëm, të punojnë dhe të realizojnë të drejtat elementare të njeriut. Po ashtu kërkojmë zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit”, cilëson ai.

Më tej, Simiç ka mohuar të ketë pasur marrë instruksione nga Beogradi për këtë qëndrim të Listës Serbe.

SHKARKO APP