Serbia del me propozime për çështjen e Kosovës në muajin prill

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të shpallë propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës deri në fillim të prillit. Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për agjencinë amerikane Bloomberg.

Këto propozime do të dalin si rezultat i dialogut të brendshëm për Kosovën të iniciuar në muajin tetor nga kreu i shtetit serb.

Ky i fundit njëherësh ka theksuar se planifikon të përfundojë punën e kërkuar për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian deri në fund të mandatit të tij në vitin 2022 dhe prandaj ka të ngjarë të mos kandidojë për një mandat tjetër, transmeton Klan Kosova.

SHKARKO APP