“Serbia do luftë e gjenocid, ne duam rrugën europiane”/ Kurti thirrje palës serbe: Ejani kuvendojmë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se Kosova dëshiron dialog dhe është e kthyer katërcipërisht nga demokracia dhe Perëndimi.
Në një konferencë për mediat ai i ka drejtuar një thirrje partnerëve dhe qytetarëve serb të cilët qeverisin në Kosovë, që të ulen në bisedime.
“Ajo që na vinte si normalizim ishte propaganda e bandave të Beogradit. Me kriminle si Raodviçi bëheshin marrëveshje për të blerë sigurinë e vendit. Një situatë e tillë është e papranueshme për një shtet demokratik, evropian e prosperues siç është Republika e Kosovës.
Sundimi i ligjit në Kosovë është i padiskutueshëm. Qeveria e Kosovës është në bashkëpunim për dialog me vendet si Serbia. Jemi vendi më demokratik. Duam të veprojmë me kujdes duke parë situatën. Për shkak të brishtësie së situatës atje dhe partneritetit kemi toleruar shtyrjen e afateve tona. Por edhe atyre i vjen skadenca. Paligjshmëria nuk do të tolerohet e as do të tolerohet në asnjë pjesë të vendit tonë. Ftoj gjithë serbët në Kosovë, të punojnë, të qeverisin dhe të kuvendojmë bashkë me ne. Serbia dëshiron gjenocidin dhe të rikthejë luftën ne duam rrugën evropiane. Qytetarët e Serbisë duhet të kthehen drejt rrugës evropiane. Ne jemi qeveri e paqes e cila dëshiron ta ruajë stabilitetin.”- tha Kurti në konferencë për media.