Serbia e njeh për “fqinj” Kosovën

Serbia ka deklaruar raporte fqinjësore me Kosovën. Ky fakt është “stampuar” në dokumentin e ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Transportit të vendeve të rajonit, i dalë pas ministrealit “Western Balkan 6”, që është organizuar javën e shkuar në Prishtinë.

Në preambulën gjashtëpikëshe të Deklaratës së përbashkët të miratuar nga ministrat e Kosovës dhe Serbisë, krahas atyre të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Bosnjë­Hercegovinës, afirmohet përkushtimi për “lidhjen, raportet e mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe integrimet evropiane”, raporton Koha Ditore. “Fqinji”, sipas fjalorit të shqipes, ka edhe kuptimin e shtetit që ka kufi të përbashkët me një tjetër, ose edhe të secilit nga popujt e vendeve që kanë kufij të përbashkët… 

SHKARKO APP