Serbia (ende) me strategji garashaniane dhe milosheviqiane, nuk e njeh Kosovën!

 
 
 
Serbia (ende) me strategji garashaniane dhe milosheviqiane, nuk e njeh Kosovën!
 
*** Historia e derisotme ka provuar se Serbia njeh vetëm forcën, jo kompromisin paqësor e as arsyen e drejtësisë dhe të lirisë për popujt e saj fqinjë të Ballkanit, siç janë shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët myslimanë. Këtë strategji  të hegjemonizmit dhe të kolonializmit serbomadh në kurriz të  popujve, të territoreve dhe të vendeve fqinje (Kroacia dhe Shqipëria), Serbia e Madhe e reprizoi edhe në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999), duke zhvilluar tri luftëra, agresive dhe tri gjenocide kundër kroatëve, boshnjakëve myslimanë dhe kundër shqiptarëve
 
Taktikë e ndryshuar, por me rrezik të madh  për  Ballkanin!
 
S’ka asnjë dilemë se Beogradi  ka  ndryshuar taktikën politike e diplomatike (2000-2015),  si rrjedhim i kapitullimit të  strategjisë  ushtarako-politike  dhe diplomatike  të regjimit çetniko-fashist të Slobodan Milosheviqit  nga ndërhyrja ushtarake e forcave të aleancës së NATO-s (24 mars – 10 qershor 1999), të cilat e detyruan Serbinë, që t’i tërhiqte nga Kosova mbi 70.000 mijë forca policore, paramilitare dhe ushtarake vrastare të qindra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë dhe, pse  kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre, që të jetojnë  të lire në Kosovën e tyre të pavarur dhe sovrane , të shkëputur përgjithmonë nga prangat sundimit të eger kolonial të Serbisë gjenocidale (1912-1999).
 
Pra,  vetëm forca e  NATO-s  e ka detyruar  Serbinë, që të kapitullojë në Kosovë më 24 mars 1999. Ndryshe, sa për “izolimin” – embargon ushtarake dhe  diplomatike të Evropës dhe të OKB-së, Serbia kurrë nuk do të tërhiqej nga Kosova-ish-kolonia e saj 100-vjeçare (1912-1999).
 
Beogradi me dialog diplomatik në Bruksel, synon zhbërjen e shtetit të Kosovës-rikthimin e saj nën   Serbinë kolonialiste!
 
Prapë, si duket,   matematika politike  e udhëheqjes aktuale serbe (Nikoliq, Vuçiq, Daçiq së bashku me  “profesorin politik” të tyre, mitropolitin e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej), është  e gabuar, sepse, edhe pas përfundimit të bisedimeve me palën shqiptare të Kosovës në Bruksel (kinëse në emër të “normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës), pavarësisht  nga fakti se sa vjet do të zgjasin ato bisedime  të kota-iluzore  dhe, pa kurrfarë efekti politik për normalizimin e marredhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, Serbia kurrë më nuk ka asnjë gjasë reale qoftë ushtarake, politike, diplomatike dhe paqësore, që ta rikolonzojë Kosovën e pavarur dhe sovrane ngase statusi i saj është mbyllur me 17 shkurt 2008, kur fuqitë më të botës dhe më  pas, më se 100 shtete të tjera të OKB-së, Kosovën e kanë njohur si shtet të pavarur dhe sovran.
 
Mirëpo,  me të përfunduar  negociatat në Bruksel (pavarësisht nga kohëzgjatja e tyre), pala shqiptare e Kosovës, kurrë nuk do të pranojë, që të revidohet statusi ekzistues politik, kushtetues dhe juridik  ndërkombëtar  i Republikës së Kosovës, që do të nënkuptonte rikthimin e Kosovës nën sovranitetin kolonial të Serbisë.
 
Një dështim   i tillë në sfondin diplomatik ndërkombëtar,  Serbinë mund ta shpie në reprizimin variantit strategjik  të përdorimit të forces ushtarake për të ndërhyrë në Kosovë, mirëpo, edhe në këtë rast, do të përfundonte  në “flakën e zjarrit”  disfatist nga  forcat e akleancës perëndimore të NATO-s, ashtu sikurse më 24 mars 1999, me gjasë shumë më keq, sepse do të bombardohej e tërë Serbia, jom  në mënyrë selektive  vetëm  objektivat dhe lokacionet ushtarake sikurse në vitin 1999.
 
Taktika dhelparake serbe mashtroi Prishtinën, UNMIK-un, Brukselin dhe Nju-Jorkun (2000-2015)
 
Shikuar kronoligjikisht, që nga instalimi  i administratës ndërkombëtare të KFOR-it dhe të UNMIK-ut në Kosovë (qershor 1999),  politika propagandistike antishqiptare e Beogradit zyrtar, asnjëherë nuk  ka pushuar së vepruari  nga pëzierja  në çështje të brendshme të Kosovës, duke e mashtruar dhe gënjyer opinion evropian dhe  ndërkombëtar se gjoja  minoriteti serb  “ishte i diskriminuar” nga shqiptarët në Kosovë.
 
-Kështu, menjëherë, pa kaluar asnjë muaj,  pas hyrjes së trupave ndërkombëtare të NATO-s (KFOR-it) në Kosovë,  makina drejtuese e Serbisë së Slobodan Milosheviqit (korrrik 1999), shpifi akuzën kundër UÇK-së dhe shqiptarëve për “spastrim etnik” të minoritetit serb dhe atij rom (të cilët bashkërisht, gjatë okupimit të Kosovës, kanë qenë të involvuar direkt dhe indirekt në djegjen e Kosovës dhe në masakrat ndaj shqiptarëve) gjoja  se “mbi 100.000 mijë serbë dhe romë kishin braktisur Kosovën për shkak të ‘terrorit’ të UÇK-së dhe të ‘paqes’  së KFOR-it”.  Kjo ishte një gënjeshtër sui generis për t’i njollosur , kompremetuar, kontestuar dhe mohuar vlerat e luftës së drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së  kundër okupatorit çetniko-fashist serb në Kosovë (1989-1999).
 
Mirëpo, si hakmarrje e drejtëpërdrejtë ndaj shqiptarëve ngase Serbia e kishte humbur luftën agresive dhe gjenocidale në Kosovë (19i89-1999),  politika propagandistike  serbomadhe e Beogradit, duke provokuar  dhe akzuar shqiptarët  dhe UÇK-në për “spastrim etnik” të minoritetit serb në Kosovë, ia arriti që brenda asaj kohe shumë të shkurtër,  të ndikojë tek UNMIK-u, i cili, pa asnjë të drejtë pjesën veriore të qytetit  të Mitrovicës (ku kryesisht “brenda natës” ishte populluar me hedhurinat  e bandave paramilitare, militare dhe policore të njësiteve serbe, që kishin masakruar dhe terrorizuar popullisnë shqiptare anembanë Kosovës) e  ndau me “Murin e Berlinit” serb, duke e futur në rrethoja të hekurta izoluese, me motiovacion për ta “shpëtuar minoritetin serb” nga shumica dërrmuese shqiptare!?
 
Ky absurd dhe paradoks i krijuar nga Beogradi dhe nga  UNMIK-u, sot,  është bërë “temë” debati ndërkombëtar mes Serbisë, Kosovës dhe BE-së në Bruksel,  për shkak se Serbia (duke ëndërruar që në Veriun e Kosovës, të krijojë një ‘republika srpska’ të Bosnjës) , gjatë dy dekadave të shkuara, është e pranishme me ligjet, me strukturat ilegale poilicoree dhe paramilitare, të cilat me urdhrin dhe me ndihmën e gjithansdhme të Serbisë, me dhunë, me terror, me vrasje, me plaçkitje, me uzurpim të pasurisë  së paluajtshme dhe të luajtshme ( prona, shtëpia, banesa etj.) kanë shpërngulur mbi 90% të popullsisë shqiptare.
 
Mirëpo,  ky spastrim etnik i shqiptarëve  në pjesën veriore të Kosovës, si dhe kjo ndërhyrje ilegale e Serbisë në sovranitetin territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës,  deri tani, nuk   shqetësoi as qeveritë e derisotme të Kosovës, as UNMIK-un, as BE-në e as OKB-në.
 
Përkundrazi, në vend se Serbia të parandalohej dhe të dënohej nga bashkësia ndërkombëtare për këtë lloj agresioni-ndërhyrjeje ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran,  që është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare ,  Serbia shpërblehet me ndërkombëtarizimin e këtij problemi, duke pretenduar se  ende  “ka të drejtën historike dhe ligjore” mbi territorin e Kosovës shqiptare.
 
Kjo është e vetmja arsye,  pse  “qeveritë demokratike” dhe “proevropiane”  të derisotme të Serbisë ( 1999-20o15) me shesheelët, çoviqët, daçiqët, jeremiqët, tadiqët, nikoliqët, vuçiqët…etj., të ndihmuar nga Kisha Ortodkse Serbe dhe nga Moska, në kohë paqeje (në saje të ndryshimit të taktikës politike e diplomatike) ia kanë arritur  që: 1) Të mos e njohin Republikën e Kosovës (prapavija e kësaj është  zhvillimi i dialogut  serbo-shqiptar në Bruksel nën monitorimin e BE-së); 2)  Të ndërkombëtarizojnë  “problemin” e Kosovës Veriore, në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës; 3) Mosnjohja e Ushtrisë së Kosovës; 4) Formimi i Gjykatës Speciale Evropiane kundër krimeve të UÇK-së; 5)  Ndërhyrja  koherente dhe intensive në çështje të brendshme të Kosovës, që kjo, të mos anëtarësohet në ionstitucionet dhe në organzitat ndërkombëtare, siç është edhe rasti më i ri me UNESKO-n dhe me INTERPOL-in, ku ministrat dhe kryeministri i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë reaguar  tek këto institucione ndërkombëtare, që  Kosova, të mos pranohej në to, si motivacion se vetëm  Serbia  “ka të drejtën ligjore” të flasë  dhe ta “përfaqësojë” Kosovën, duke  qenë se kjo “është pjesë integrale”e Serbisë!?
 
Kështu  shkruan edhe në Kushtetutën e Serbisë (2006)!
 
Mirëpo, kjo nuk është objekt shqyrtimi as për qeverinë e Kosovës, as për UNMIK-un, as për EULEX-in, as për BE-në, as për OSBE-në e as për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por  vetëm “Marrëveshja e Brukselit, 19 prill 2013)!?
 
Sipas kësaj Marrëveshjeje,  ndër të tjera, Beogradi  po kërkon  themelimin e Bashkësisë ( anglisht: Association) së Komunave Serbe në Kosovë me kompetenca dhe autorizime të plota politike, ligjore dhe kushtetuese, që të gjitha enklavat serbe në Kosovë, të fitojnë autonominë e tyre politike dhe territoriale të plotë, domethënë krijimin e një “Rep;ublika srpska” të Bosnjës  brenda territorit të Republikës së Kosovës.
 
Ja,  kjo është   “taktika paqësore” dhe “politika demokratike”   (me bazë të  ndryshkur të strategjisë dhe të taktikës së Serbisë  së  Madhe të Slobodan Milosheviqit) e kompromisit të njëanshëm, të dëmshëm dhe iracional me   Serbinë, e cila në sy të botës po do edhe Kosovën,  edhe integrimin në BE!?

SHKARKO APP