Serbia falënderon vendet që penguan anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, ka falënderuar, në përfundim të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, në Pekin, vendet që, siç njoftojnë mediat e Beogradit, kanë ndihmuar për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në këtë organizatë ndërkombëtare policore.
“Miqtë tanë kinezë i falënderoj në përkrahjen shumë të madhe, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit të Serbisë”, ka thënë Stefanoviç.

“Falë saj, por edhe me përkrahjen e vendeve të tjera në Interpol, ia dolëm ta pengojmë Kosovën që të hyjë në përbërje të këtij organi”, citon novosti të ketë thënë Stefanoviç.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?