Serbia: Jemi ne pronarët e kodit +383!

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se Serbia do të mbetet pronari i vetëm i prefiksit +383 që do të përdoret si kod telefonik për Kosovën.

“Serbia mbetet pronar i vetëm i numrit të telefonit. Vetëm Serbia është e regjistruar si pronare e numrave të telefonit +381 dhe +383”, ka thënë ai.

“Ata kanë përdorur numrat +377 dhe +386, të Monakos dhe Sllovenisë, por tani do të përdoret një numër që është i regjistruar në Serbi. Dhe në qoftë se nuk e respektojnë marrëveshjen mund ta revokojmë. Ne kemi ata numra, ne japim atë në përdorim për një zonë gjeografike”, shtoi Gjuriç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi gjithashtu se kjo marrëveshje ka rritur vlerën e Telekomit të Serbisë, sepse tani është operatori i cili punon në të gjithë territorin e Serbisë – dhe siç e nënkupton Gjuriq territorin e Serbisë, i bie edhe brenda Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emisari serb për Kosovën është lëvduar edhe se tani Telekomi i Serbisë do të ketë qasje edhe në pjesën e Malit të Sharrit madje, dhe vende të tjera nëpër Kosovë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?