Serbia kërcënon Kosovën për OSBE
Kosova nuk ka asnjë shans që të pranohet në OSBE, përderisa nuk do të arrihet ndonjë marrëveshje politike, e kjo nuk do të bëhet në Vjenë, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç.
Deklerata e Daçiç është bërë gjatë një konference me gazetarët duke shtuar se, nuk janë të reja kërkesat që Kosova ti bashkohet OSBE-së dhe këto bëhen vazhdimisht.
“Kur është fjala për OSBE-në vendimet merren me konsensus. Dihet sa është i vështirë konsensusi, ka thënë Daçiç sot, pasi vendi i tij, Serbia ka marrë zyrtarisht kryesimin e kësaj organizate.
Shefi i diplomacisë serbe ka rikujtuar se OSBE-ja ka 57 shtete anëtare, gjë që dëshmon se Kosova nuk ka shans të jetë anëtare e OSBE-së.