Serbia kërkon të dhëna për Banjskën, Kosova e refuzon

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka refuzuar një kërkesë të Serbisë për informacion për sulmin në Banjskë pasi sipas saj ajo është në kundërshtim me disa pika të ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe me ligjet vendase sipas të cilave, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion t’i gjykojnë çështjet janë kryer brenda territorit.

Përgjegjësinë për sulmin që Kosova e konsideron terrorist e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili tani besohet se është në Serbi. Hetimet për këtë rast po kryhen në Kosovë nga Prokuroria Speciale dhe brenda vjeshtës pritet të ngrihet një akuzë, teksa Prokuroria e Beogradit ka kërkuar informacion për Banjskën përmes EULEX

Në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë është përmendur që Kosova nuk ka marrë asnjëherë përgjigje nga Serbia, në kërkesën e bërë në tetor të vitit të kaluar, për dorëzimin e kriminelëve në mënyrë që ata të përgjigjen para drejtësisë.

SHKARKO APP