Serbia-Kosovës: Nuk i leverdis të zbardhë vrasjen, duhet të bashkëpunojë me ne

Ende nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. E për këtë shteti serb po e akuzon Kosovën, që sipas tyre nuk po dëshiron të zbardhë këtë vrasje.

Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoivq ka thënë se nëse Kosova do ta pranonte hetimin e përbashkët hetimet do të ishin më efektive.

“Nuk ka vullnet të autoriteteve të Prishtinës për ta hetuar këtë çështje. Në fillima ta nuk pranuan hetimin e përbashkët, dhe unë mendoj se do të ishte shumë më efektiv”, tha Kuburoviq për Kurir.

Ajo ka folur edhe për faktin që kamerat në vendin e ngjarjes nuk kishin funksionuar deri në 10 minuta pas vrasjes së Ivanoviqit, shkruan Express.

“Nuk do t’i vlerësoja këto komente. Prokruroia nuk duhet të zbulojë informacione, por të mbledhë dhe pastaj të përcaktojë nëse ka bazë për aktakuzë”, theksoi ajo.

Sipas Kuburoviq, edhe informacionet e para të dërguar nga Kosova kanë qenë të vonuara. “Prokuroria e Beogradit kërkoi infromacion konfidencial dhe disa prej tyre erdhën me vonesë. Një gjë mund ta them, që nuk ka asnjë pengesë nga Serbia”, deklaroi Nela Kuburoviq.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar para selisë së partisë që drejtonte. Deri më tani Prokuroria ka bërë të ditur disa herë se nuk ka asnjë të dyshuar.

SHKARKO APP