Serbia letër UNESCO-s: Mos e prano Kosovën!
“Pranimi i Kosovës në UNESCO do të përbënte një mospërfillje ose shkelje të rregullave ligjore, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare . Ky akt do të jetë një legjitimim i akteve vandaliste dhe do ta shkatërrojë trashëgiminë shekullore e kulturore dhe historike, e cila nuk është vetëm trashëgimi serbe”.
Kështu mësohet se Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm serb dhe zv-kryeministri i parë i Serbisë, i ka shkruar në një letër të hapur drejtorës se përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, me rastin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.