Serbia mbështet idenë e Thaçit. Daçiç: Koha për marrëveshje

Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek çështja që lidhet me kufirin e Kosovës, vjen një reagim nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç. Ky i fundit në një prononcim për mediat serbe tha se çelësi i zgjidhjes së situatës është kompromisi.

“Situata është aktualisht e tillë sa që kemi një mundësi të mirë që çështjen e Kosovës ta zgjedhim duke bërë kompromis”, tha ai.

Kujtojmë se këto ditë kanë qenë të mbushura me zhvillime sa i takon tezave për ndarje të kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, debat që ka prodhuar shumë deklarata në distancë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?