Serbia në BE jo pa njohur pavarësinë e Kosovës, Nikoliç: Kurrë!
“Më tha prerazi – nuk ju duam me probleme të pazgjidhura”, tha Presidenti serb, duke përsëritur qëndrimin se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Serbia është vënë në mes të synimeve për integrimet në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve emocionale e kulturore me Moskën, posaçërisht për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës që u shpall në vitin 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës perëndimore.
Për shkak të kësaj qasjeje ajo ka refuzuar të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës.
Presidenti serb tha se ka marrë porosinë se një qëndrim i tillë do të ishte i pamundur nëse Serbia do të ishte anëtare e Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se vendimi rus për të anuluar ndërtimin e gazsjellësit jugor nuk i shkakton Serbisë dëme të tilla që do të çonin Serbinë drejt vendimit për t’i vënë sanksione Rusisë.
Megjithatë ai tha se situata është e pafavorshme për Serbinë dhe Ministrat e qeverisë serbe do të diskutojnë më palën ruse.
“Rusia na ka kaq borxh sepse edhe ne po pësojmë për shkak të saj”, tha ai.
Të hënën Moska tha se po heq dorë nga një projekt miliarda dollarësh për një gazsjellës për Evropën jugore, duke favorizuar shtimin e furnizimit me gaz të Turqisë.
Gazsjellësi është pasoja e radhës e Luftës së re të Ftohtë mes Perëndimit dhe Rusisë, shkaktuar nga ndërhyrja e kësaj të fundit në Ukrainë.