“Serbia nuk do t’i vërë sanksione Rusisë dhe pikë”

“Serbia është në rrugën drejt Europës, dhe kjo është detyra dhe qëllimi strategjik i Serbisë. Serbia nuk do t’i vërë sanksione Rusisë edhe pike” ka thënë kryeministri serb Vuçiç në një intervistë par agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, pasi Brukseli i ka kërkuar Beogradit të ndryshojë politikën karshi Moskës.

Nga ana e saj Moska e ka paralajmëruar Serbinë, se anëtarësimi në Bashkimin Europian, mund të rezultojë në humbjen e lidhjeve ekonomike me Rusinë.

“Sa më shumë që e përmirësojmë ekonominë tonë, aq më e mirë do të jetë pozita jonë”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se Serbia ndodhet në një situatë të vështirë për shkak se ka presion nga të gjitha anët, por Serbia është e gatshme që ta përballojë.

Vuçiç tha se beson se Serbia kurrë nuk do ti duhet të zgjedhë mes Rusisë dhe BE-së.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç është pyetur nga agjencia e lajmeve Tanjug nëse Serbia ka mbështetje në çështjen e Trepçes.

Përgjigjja e kryemistrit ishte kjo: “Nuk është krejtësisht dështim por është e vështirë, sepse nuk mund të gjejmë një mik strategjik për cështjen e Trepçës, në ato shtete që e kanë njohur Kosovën. Ata nuk mund të kuptojnë se shqiptarët bënë një gjë jo të mirë . Nuk do të jenë në anën tonë sa i takon Trepces sepse ata njohën Kosovën”, paralajmëroi Vuçiç.

“Sepse, siç thashë, e nisëm nga ne kemi nisur nga kënde të ndryshme dhe është e vështirë të arrish në të njëjtin konkluzion. Cfarë të bësh kam frikë se është e vështirë të fitojmë këtë betejë, por ne do të luftojmë dhe do të bëjmë çdo gjë në aspektin politik dhe ligjor. Nuk do të jetë e lehtë ta marrin.”

SHKARKO APP