Serbia nuk lejon abetaren shqiptare. Duhet një protestë gjithëkombëtare

Nga Refik Hasani

(Preshevë, Serbi)

Nxënësit shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nuk ju lejohet të përdorin Abetaren, prandaj nëse Prishtina e Tirana zyrtare nuk arrin konkretisht të bind Beogradin atëherë pse të mos organizohet një protestë gjithëkombëtare për Abetaren, në një kohë në gjitha hapësira tona etnike dhe jashtë tyre.

Organizimi i një proteste simbolike në të gjitha hapësirat tona shqiptare për ta kundërshtuar pse ende nuk lejohet të përdorë Abetarja besojmë do të prodhon efekte.

Të ndërgjegjësohemi dhe të reagojmë si një trup i vetëm kombëtarë, prandaj e marrim guximin dhe propozojmë që gjithë parashkollorët, nxënësit e shkollave fillore, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga të gjitha Universitetet, publik dhe private, në shenjë pakënaqësie dhe në shenjë revolte të bëjnë 30 minuta një performancë-protestë unike me të njëjtat porosi e në të njëjtën kohë.

Kjo do të ishte një solidaritet, një ndihmë, një shenjë motivimi, një shenjë kurajë ma ata qytetarë atje që të qëndrojnë në trojet e tyre shtërgjyshore.

Kjo protestë do të shtronte dhe ngrite në nivelin më të lartë që asgjë deri më tani nuk kanë arrit Tirana dhe Prishtina zyrtare, aqë më larg Beogradi. Protesta do të lëvizte këtë edhe nga BE-ja e do të shtrohej edhe në instancat më të larta si në Parlament të Evropës dhe në sesionin e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

SHKARKO APP