Serbia refuzon BE-në, shkak Kosova dhe Rusia

Një e treta e BE-së bllokon vazhdimin e procedurës rreth hapjes së kapitullit të 31-të, jo vetëm për shkak të Rusisë, por edhe të Kosovës

Marina Joviqeviq, asistente e shefit të diplomacisë për BE-në, deklaroi se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës, duke potencuar se që nga fillimi është bërë e qartë se edhe për shkak të Kosovës, Serbia nuk mund të pajtohet me pozicionin e BE-së.

Edhe pse Brukseli kreu draft-raportin për këtë kapitull që në janar, ky dokument është ende për miratim te vendet e BE-së, të cilat një e treta e tyre ende nuk e kanë dhënë dritën e gjelbër për miratimin e këtij dokumenti.

Gjatë dy viteve të fundit nuk janë plotësuar gjithsej 30 dokumente nga BE-ja, gati gjysma e deklaratave që Brukseli kishte përgatitur. U2015, prej 40 dokumente ka refuzuar 13, ndërkaq më vonë, nga 35 nuk ka votuar 17. Veç kësaj nuk ka miratuar dokumentin ku kërkohet respektimi i të drejtave të njeriut në Kinë, njofton “Večernje novosti”.

Vitin e kaluar Serbia ka refuzuar 10 raste që kishin të bënin me raportet mes Ukrainës dhe Rusisë, lidhur me sanksionet ndaj Moskës për shkak të aneksimit të Krimesë./RTK

 

SHKARKO APP