Serbia ringre batalionet e luftës që sulmuan edhe Shqipërinë

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka vendosur të rikrijojë dy brigada ushtarake që janë përdorur gjatë luftërave në Ballkan. Ministri Aleksandër Vulin se do të ringrihet Brigada 63 e Parashutistëve dhe Brigada 72 e Operacioneve Speciale.

Shefi i Shtabit ushtarak të Serbisë, Milan Mojsilovic tha se dy brigadat kanë heronj dhe histori “të madhe të popullit serb, që nuk duhet humbur”. Ndërsa ministri Vulin tha se “vetëm popujt mosmirënjohës mund të fshijnë historinë e madhe dhe heronjtë ë këtyre brigadave elitë”.

Por çfarë janë këto njësi ushtarake? Brigada 63 e Parashutistëve është themeluar gjatë krijimit të Jugosllavisë, dhe cilësoheshin pjesë e krenarisë së ushtrisë sllave. Batalioni 63 është ndër të parat njësi ushtarake që hyri në luftë me UÇK-në në Kosovë. Në historinë zyrtare të saj thuhet me mburrje se “njësit e këtij balalioni shkëlqyen në mbrojtjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë” . Bëhet fjalë për betejat ku pati dhe sulme dhe bombardime të ushtrisë serbe ndaj fshatrave në territorin e Shqipërisë. Ky batalion kreu dhe minimin e kufirit ku u shënuan shumë viktima.

Ndërsa Batalioni 72 është krijuar në vitin 1992 dhe u shkri në vitin 2006. Njësit e këtij batalioni kanë marrë pjesë në operacionet tokësore në Kosovë. Batalionet do të vendosen në zonat e tyre të mëparshme, Nish dhe Pancevo.

 

SHKARKO APP