Serbia: SHBA duhet të shtojë presionet ndaj Kosovës

Milovan Drecun, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, ka bërë thirrje që të qartësohet pozicioni i Amerikës ndaj Kosovës.

Sipas Drecun, qëndrimi i Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për Kosovën është i qartë, por është e nevojshme që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta sqarojnë pozicionin e tyre.

“Nëse dialogu do vazhdojë atëherë duhet të hiqet taksa doganore e vendosur nga Prishtina. Presioni i SHBA-së për këtë çështje nuk po mjafton. Presionet nuk janë të forta, për këtë arsye kërkesa e tyre nuk po zbatohet”, është shprehur ai.

SHKARKO APP