‘’Serbia të njohë Kosovën’’, Cakaj: Kongresmeni Engel një prej zërave më të vyer, u shpreh qartë se…

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka komentuar dëgjesën e fundit në Kongresin e SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe deklaratat e qarta të kongresmenit Eliot Engel.

Cakaj thotë se Engel meriton falënderime e mirënjohje pafund për shkak se ka qenë ndër zërat më të vyer e mbështetës për pavarësinë e Kosovës në 3 dekada radhazi.

Po ashtu ai kujton se Engel u shper qartë se Serbia duhet të njohë Kosovën si dhe të vendoset drejtësi për këdo që ka kryer krime duke veçuar Serbinë që s’ka bërë asgjë në këtë drejtim.

STATUSI NGA GENT CAKAJ

Fjala e Kongresmenit Engel në dëgjesën e tij të fundit mbi Ballkanin, meriton një vlerësim të veçantë.

Kongresmeni Engel shpreh fare qartë, jo vetëm thirrjen që Serbia të pajtohet me realitetin e ri në Ballkan, duke njohur Republikën e Kosovës, por edhe absurditetin e plotë të pengimit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Për më shumë, derisa ai është i qartë në rëndësinë e vënies së drejtësisë për këdo që ka kryer krime, ai po ashtu thekson se Serbia pothuajse s’ka bërë asgjë në ndëshkimin e krimeve të luftës, duke përmendur veçanërisht rastin e vëllezërve Bytyqi.

Kongresmeni Engel ka qenë një prej zërave më të vyer, mbështetësve më të mëdhenj dhe personave më të angazhuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës, për tre dekada radhazi.

Për këtë, ai meriton falënderime të pamata e mirënjohje të pafundme

SHKARKO APP