Sërish shifra të frikshme në Kosovë, 22 të vdekur dhe 1894 raste pozitive me COVID-19

Sërish shifra në rritje në Kosovë të rasteve me koronavirus. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Në total numri i rasteve aktive është 27.404. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës. Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

SHKARKO APP