Sërish urdhër arrest për Albin Kurtin dhe 3 deputetë të opozitës

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për 4 deputetët e opozitës

Mediat Kosovare shkruajnë se deputetet Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj – Bujupi do të sillen me forcë më 23 shkurt kur është caktuar seanca e dytë për shqyrtimin fillestar.

Sipas mediave të Kosovës deputeti i VV, Albin Kurti nuk është paraqitur sot në seancën gjyqësore, kurse 3 deputetët e tjere të opozitës janë larguar nga seanca 15 minuta pasi seanca nisi.

Haxhiu, Topalli dhe Kadaj – Bujupi kanë pritur deri në orën 9 e 15 minuta që në sallën e gjykimit të vijë gjyqtari dhe kur kjo nuk ka ndodhur ata janë larguar.

“Edhe herën e kaluar ne është dashur të presim 1 orë gjyqtarin dhe kjo është papërgjegjësi e tyre. 17 Shkurti është afër prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë të presim”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

E pyetur për mungesën e kolegut të saj Albin Kurti, ajo ka thënë se nuk e di pse ai nuk ka ardhur në seancë.

SHKARKO APP