Shala: Integrimi i Kosovës i bllokuar, pasi disa shtete anëtare nuk e kanë njohur, s’mund të kënaqim Serbinë që të futet në BE

Për analistin Krenar Shala, Kosova është bllokuar në integrimin e saj në bashkësinë evropiane, pasi janë disa vende evropiane nuk e kanë njohur.

Në një intervistë për Ora News, Shala tha se qytetarët në Kosovë nuk thonë po largohen për shkak të bashkimit me Shqipërinë, por për shkak të zhvillimit ekonomik dhe çalimit të sundimit të ligjit.

Shala: Kosova është bllokuar në integrimin e saj në bashkësinë evropiane, pasi janë disa vende evropiane nuk e kanë njohur. Kemi një situatë “limbo” të bashkësisë ndërkombëtare sa i përket situatës së Kosovës me Serbinë. Duhet të presim që do të ketë zëra ku politikanët do të kërkojnë alternativa të tjera për vendin. Nga ana tjetër kemi politikanë që u ka ikur koha dhe nuk kanë vizion për të bërë një shtet të denjë, pasi ata kërkojnë alternativa që nuk janë në përkim me interesin qytetar. Nëse i pyesim qytetarët në Kosovë dhe në gjitha Ballkanin, nuk thonë se është për shkak të bashkimit me Shqipërinë që po largohen, por thonë për shkak të zhvillimit ekonomik dhe çalimit të sundimit të ligjit.

Shala shtoi se Kosova nuk mund të bëjë sikur i ka rregulluar problemet e brendshme që të kënaqë orekset e Serbisë, që ajo të njohë Kosovën dhe të bëhet shtet anëtar i BE-së.

Shala: Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ne nuk mund të bëjnë sikur i kemi rregulluar problemet e brendshme që të kënaqim orekset e Serbisë, që të njohë Kosovën dhe të bëhet shtet anëtar i BE-së. Kemi një perspektivë nga vendet perëndimore për ta marrë Serbinë nga influenca ruse. Ky nuk është problemi ynë, por i 5 shteteve anëtare të BE-së dhe i SHBA-së që nuk bën presionin e nevojshëm që të njihet Kosova. Problemet e brendshme të këtyre shteteve në raport me mosnjohjen e Kosovës nuk qëndrojnë.

SHKARKO APP