Shansi i fundit për ta kaluar Demarkacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se Demarkacioni do të marrë epilog kah mesi i kësaj jave. Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur optimist se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje dhe Demarkacioni do të kalojë. E nëse votimi dështon edhe gjatë kësaj jave, atëherë Kosova përfundimisht do t’i humbasë afatet për liberalizimin e vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Pas tri dështimeve të njëpasnjëshme për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit, kjo javë përbën mundësinë e fundit për ta përmbyllur këtë çështje, në mënyrë që të mos humbet afati për liberalizimin e vizave.

Këtë alarm e kanë ngritur përfaqësues të të dy taborëve, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, koalicioni qeverisës ende nuk ka njoftuar mbi ndonjë konsensus të arritur me partitë e tjera, të cilat janë në kundërshtim të Demarkacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithëkëtë, nga koalicioni kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje, e cila do t’i japë epilog Demarkacionit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thene  se Marrëveshja e Vjenës do të votohet në mes të javës.

Edhe përfaqësuesit e PDK-së janë shprehur optimistë se “nyja” e Demarkacionit do të zgjidhet brenda kësaj jave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?