SHBA-BE dënojnë protestën e dhunshme në Prishtinë

Përfaqësuesit diplomatik në Kosovë kanë reaguar të shtunën pas protestave të dhunshme të organizuara nga opozita në Prishtinë.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie komentoi zhvillimet e sotme në Prishtinë, ku u mbajt protesta e organizuar nga tre partitë opozitare, me synim rrëzimin e Qeverisë.

Delawie, duke komentuar në rrjetin social Twitter ka thënë se dhuna politike e kërcënon demokracinë dhe gjithçka që Kosova ka arritur që nga pavarësia e saj.

BE dënon shkatërrimin e pronës publike

Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar në lidhje me ngjarjet e sotme të pasuara nga protesta e thirrur nga partitë opozitare.

BE në një postim në Twitter ka dënuar shkatërrimin e pronës publike dhe ka bërë thirrje për qetësi dhe heqje dorë nga dhuna./KosovaPress

SHKARKO APP