SHBA falënderon Kosovën, Kurti dhe Blinken bisedë telefonike
SHBA falënderon Kosovën që hapi dyert për strehimin e afganëve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, lidhur me strehimin e refugjatëve afganë.
Zyrtari i administratës së presidentit Joe Biden, i shprehu mirënjohje shefit të qeverisë së Prishtinës për ndihmën e dhënë në këtë drejtim.
“Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, është shprehur Blinken pas bisedës.
Më herët ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris.