Shefi i Kabinetit të Haradinajt: Demarkacioni do aprovohet të mërkurën

Të mërkurën Kuvendi i Kosovës pritet të heqë, të cilësuarin kusht i fundit për procesin e liberalizimit të vizave me vendet e bashkimit Europian, duke miratuar demarkacionin me Malin e Zi.

Kabineti i Kryeministrit të Kosovës është i bindur për këtë hap të rëndësishëm, që i jep fund debateve dhe mosmarrveshjeve të brendshme, dhe kërkesës së vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar

Sigurinë në zyrën e Ramush Haradinajt e jep Jahja Lluka, Shefi i Kabinetit te Kryeministrit te Kosovës, në një interviste për Ora News nga Shkodra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jahja Lluka“Me siguri demarkacioni do të aprovohet por gjithsesi me shtojcën e Komisionit të Bullicit për  arsye se pa shtojcën e komisionit të Bullicit edhe marrëveshja e fundit e dy presidentëve nuk do të ketë ndonjë vlerë për arsye se me marrëveshje do të thotë që do të ridefinohet kufiri. Pra do të ketë përmirësime pas ratifikimit.           

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëveshja e re, që sipas zyrtarëve kosovarë, korrigjon gabimet e paktit të mëparshëm, u arrit pak javë më parë mes Presidentit te Kosoves , Hashim Thaçi dhe homologut Malazez, Filip Vujanoviç, dhe politika në Prishtinë ka arritur dakordësinë për ta miratuar

 Jahja Lluka: Marrëveshja e presidentit Thaci me atë malazez është rishikimi i gabimeve të bëra në komisionin e parë.

Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi do ti hapte rrugë proceseve të rëndësishme për Prishtinën në rrugën e proceseve eurointegruese

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?