Shehi: Në Hagë nuk është UÇK-ja, por disa individë

Në një lidhje me Skype për Ora News, ish deputeti dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar atë çfarë po ndodh me ish krerët e UÇK në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas politikanit me eksperiencë, në Hagë nuk ka dalë UÇK-ja por disa individë. Ndërsa shtoi se ishte kjo klasë politike që 4-5 vjet më parë votoi ngritjen e Gjykatës Speciale.

“Për të respektuar rregullat ndërkombëtare, për të qenë pjesë e këtij komuniteti të ligjshëm europian, jemi të detyruar ti nënshtrohemi këtyre proceseve gjyqësore. Mos harrojmë që 4-5 vjet përpara është bërë një luftë e madhe për të ngritur një Gjykatë Speciale dhe shumica e politikës së Kosovës dhe shumica e popullit të Kosovës e dinë shumë mirë se kjo nuk u ngrit pa qëllim. Kjo u ngrit për ata që kanë shkelur në dërrasë të kalbur, në një farë mënyre. Që mos e paguajë e gjithë Kosova”.

“Nuk ndodhet e gjithë UÇK në Hagë, ndodhen disa individë”, vijoi më tej Shehi.

SHKARKO APP