Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë, Policia jep detaje
Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila sqaron se personi që ka ndërruar jetë është nga fshati Novoselë i Malishevës.
Raportohet se viktima ka ndërruar jetë nga asfiksimi, pasi kishte shkuar te stallat në pronësi të tij të kapluar nga flakët.
“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës.
Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, autoritetet po punojnë intesivisht për të neutralizuar flakët.