FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shërbimet serbe ndodhen në Prishtinë”

Kreshnik Çollaku paralajmëron se gjatë ditëve në vazhdim, në Kosovë do të nisë një fushatë shpifjesh dhe baltosjesh ndaj kandidatëve për Kryeministër që janë kundër idesë për ndryshimin e kufijve.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të diskutuar mbi zgjedhjet në Kosovë, koordinatori i PD dhe një njohës i mirë i çështjeve të rajonit, Kreshnik Çollaku tha gjithashtu se në Timishoar të Rumanisë është bërë një takim para disa ditësh. Sipas tij, shërbime serbe ndodhen tashmë në Prishtinë për të organizuar fushatën e shpifjeve kundër kandidatëve për Kryeministër të Kosovës.

Kreshnik Çollaku: Kjo loja me SHBA-në është një lojë që e bëni kot. Është një lojë e kotë dhe një garë e kotë brenda Kosovës. Mos bëni garë me këtë gjë. Një rrezik shumë të madh ka Kosova në këto zgjedhje, nga influenca serbe gjatë këtyre zgjedhjeve. Shërbime serbe janë ulur në Prishtinë. Shërbimet serbe po dirigjojnë fushata goditëse në mënyrë selektive karshi kandidatëve të caktuar. Përgjithsisht që u rrezikojnë planet serbe mbi Kosovën. Në Timishoar para 5 ditësh është bërë një takim. Në Timishoar të Rumanisë është bërë një takim para 5 ditësh. Është projektuar një fushatë goditëse karshi të gjithë kandidatëve që kërcënojnë projektin e ndarjes së Kosovës. Dihet kush ka qenë, është munduar të bëhet sekrete. Do dalin dhe emrat. Unë kaq po them. Çfarë unë po paralajmëroj është: Nga sonte deri ditën e fushatës do të shikoni në Kosovë një fushatë agresive shpifjesh, goditje, baltosje kundër kandidatëve për Kryeministër që kundërshtojnë ndarjen e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?