“Shërbimi sekret rus GRU, në protestat e serbëve të Kosovës”

Në një të ashtuquajtur “protestë shëtitëse” që u mbajt në rrugën kryesore të Graqanicës më 9 janar, që u bë për “të kundërshtuar shtetëzimin e Kishës Ortodokse në Mal të Zi”, KosovaPress thotë se ishin të pranishëm edhe tre shtetas rus.
Dy të tjerë janë të pranishëm në Republikën e Kosovës që nga dhjetori sipas informacioneve të institucioneve tona të sigurisë.
Sipas KosovaPress-it, pjesëtari i shërbimit sekret rus GRU, ka hyrë në Kosovë më 7 janar në rrugë ilegale nga Mali i Zi, si dhe posedon dokumente të falsifikuara si punëtor i UNMIK-ut, duke i dhënë imunitet diplomatik.

Gjithashtu, ky person me datën 8 dhe 9 janar, ka qëndruar në Manastirin e Graqanicës i shoqëruar nga dy rusët e tjerë dhe një përkthyes serbë për t’u takuar me klerikët serb.

Përveç pjesëmarrjes në “protestën shëtitëse”, ata janë duke planifikuar edhe një fushatë të ashtuquajtur ”mbrojtjen e shtyllës së ortodoksisë në Prizren” dhe rritjen e aktivitetit në Prizren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi i Malit të Zi me propozim të qeverisë ka miratuar kohë me parë ligjin për lirinë e besimit dhe bindjeve fetare dhe të pozitës juridike të bashkësive fetare në këtë shtet duke shfuqizuar ligjin e vjetër nga viti 1977.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji për lirinë e besimit dhe statusin juridik të bashkësive fetare në Mal të Zi parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para 1918. Pas kësaj date, Mali i Zi nuk ishte shtet i pavarur dhe ishte pjesë e mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

Presidenti Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka akuzuar të martën e kaluar Kishën Ortodokse Serbe se është duke e mbajtur të gjallë idenë e Serbisë së Madhe.

Gjukanoviq kishte deklaruar se “rrëfimet e priftërinjve serb mbi kufijtë, janë në kundërshtim me parimet e besimit ortodoks në të gjithë botën”.

Gjukanoviq kishte shtuar se Kisha Ortodokse Serbe beson se krijimi i shtetit të Malit të Zi është një gabim i cili do të rregullohet me kohën.

“Ata besojnë se Mali i Zi është krijuar gabimisht dhe se koha do të na mësojë për këtë gabim dhe dikur do ta fillojnë përsëri ndërtimin e Serbisë së Madhe. Natyrisht, ne jemi të vendosur në vizionin tonë për t’i treguar atyre se nuk mund të bëjnë asgjë” tha Gjukanoviq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?